Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Erdoğan: Masakrat dhe uria vazhdojnë çdo ditë në Gaza, ndërsa bota vëzhgon

Erdoğan: Masakrat dhe uria vazhdojnë çdo ditë në Gaza, ndërsa bota vëzhgon

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot se në Gaza vazhdojnë të ndodhin çdo ditë masakra, vrasje të shënjestruara, uri dhe mizori të tjera, ndërsa bota i vëzhgon ato, duke akuzuar Izraelin se e ka shndërruar enklavën palestineze në “kampin më të madh të përqendrimit në botë”.

“Masakra, vrasje të shënjestruara, uri dhe shumë të tjera vazhdojnë të përsëriten çdo ditë para syve të botës në Gaza, të cilën qeveria izraelite e ka shndërruar në kampin më të madh të përqendrimit në botë”, tha Erdoğan gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë së tij në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në Ankara.

Presidenti turk u bëri thirrje gjithashtu myslimanëve që të ndërmarrin veprime dhe të shtojnë presionin ndaj Izraelit lidhur me veprimet e tij në Gaza.

“Si myslimanë, ne duhet të veprojmë dhe të sigurojmë që ndaj Izraelit të ushtrohet një presion më i madh”, tha ai.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme