Lajme

Fillojnë punimet në qarkoren e Tetovës, Rustemi paralajmëron realizimin e shumë projekteve

February 13, 2024, 01:02

Në Tetovë sot filloi ndërtimi i Qarkores që do të lidh Treboshin me vendbanimin e Neproshtetin. Të pranishëm në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të fillimit të punimeve ishin kryeministri Talat Xhaferri, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministri i Transportit Bllagoj Bocvarski, ministri i Financave Fatmir Besimi, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi si dhe funksionar tjerë.

Realizimi i këtij projekti është i n jë rëndësie të veçant për banorët e Tetovës dhe rredhinës me ç’rast do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.“Ky projekt kap vlerën prej 12 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i NPRRSH-së.Do të ndërtohet gjithsej 5,4 km rrugë, me gjerësi prej 6.6 metra. Gjithashtu, në dy anët e rrugës do të ketë rrugë paralele dhe shërbyese të tamponuar në tërë gjatësinë e rrugës me gjerësi prej rreth 3 metra. Afati i parashikuar i përfundimit të punimeve është 15 muaj, gjegjësisht në maj të vitit 2025 duhet të përfundoj”, tha drejtori Ejup Rustemi.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, shtoi ai, në periudhën e kaluar, përkatësisht gjatë këtij mandati, ka realizuar dhe realizon disa projekte që gravitojnë në rajonin e Pollogut.Drejtori Rustemi tha se në autostradën Shkup – Tetovë realizohen disa projekte edhe atë: Riparimi dhe rehabilitimi i autostradës, në gjatësi prej 13 kilometra, në të dy korsitë; Pastrim i tërësishëm i akseve rrugore; vendosja e mbrojtjes së zërit përgjatë autostradës, përkatësisht në afërsi të vendbanimit Saraj si dhe modernizimi i pikave pagësore në Gllumovë dhe Zhelinë, që janë pjesë e Korridorit 8.

Sipas drejtorit të NP për Rrugë Shtetërore gjatë periudhës së kaluar janë riparuam dhe rehabilituar disa rrugë rajonale në Tetovë dhe rrethinën e saj. “Pas shumë viteve u rehabilitua rruga rajonale Karpallak – Zhelinë, Zhelinë – Shemshovë – Jegunovcë; Shipkovicë – Veshalë – Bozovcë; Tetovë -Xhepcisht, dhe disa akse rrugore brenda qytetit të Tetovës si: rruga nga bulevardi ILIRIA deri te rruga që shpien për në Kodrën e Diellit; rruga nga nyja rrugore Bërvenicë deri në Universitetin Shtetëror tëTetovës; rruga nga nyja rrugore në Tetovë deri në Universitetin e EvropësJuglindore dhe rruga rajonale nga kazerma e qytetit deri te stadiumi, ndërsa së shpejti do të fillojë realizimi i projektit për vendosjen e sinjalizimit të komunikacionit në rrugën Tetovë – Jazhincë.

Së bashku me Republikën e Kosovës do të ndërtojmë edhe tunelin që lidh dy vendet tona dhe është pjesë e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, tha drejtori Rustemi. Ai më tej shtoi se ky mandat do të mbahet mend për investime kapitale në infrastrukturën rrugore. “Filluam me realizimin të projektit më të madh historik, ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, që do të lidh vendin tonë me rajonin dhe Evropën. Me ndërtimin e këtyre dy korridoreve do të lehtësojmë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Nuk do të ndalemi këtu. Investimet në infrastrukturën rrugore vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Në fokus janë ndërtimi, riparimi dhe rehabilitimi të disa akseve rrugore në mbar vendim që kanë për qëllim ndërtimin të një infrastrukturë rrugore moderne”, nënvizoi drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi në fjalën e tij në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e qarkores së Tetovës..

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati