Trendy

Futbollistët e Anglisë dhurojnë të gjitha bonuset e Kombëtares për bamirësi

Para 1 orë

Futbollistët e Kombëtares së Anglisë vazhdojnë një traditë të veçantë që zgjat prej vitit 2007, duke dhuruar 100 për qind të bonuseve që marrin për paraqitjet me fanellën e kombëtares për kauza bamirëse.

Pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, falë fitores 2-1 ndaj Norvegjisë, është rikthyer në vëmendje kjo iniciativë, e cila i ka sjellë Fondacionit të Futbollistëve të Anglisë afro 20 milionë euro gjatë 19 viteve të fundit.

Sipas Mundo Deportivo, çdo futbollist anglez përfiton rreth 2.800 euro bonus për një ndeshje me kombëtaren, por asnjë prej tyre nuk i mban këto të ardhura, pasi të gjitha kalojnë në projekte dhe iniciativa humanitare.

Tradita u nis nga legjenda si David Beckham, Gary Neville, Steven Gerrard dhe John Terry dhe është ruajtur nga çdo brez që ka përfaqësuar Anglinë.

Edhe skuadra aktuale ka vendosur të vazhdojë këtë praktikë, duke e konsideruar përfaqësimin e vendit si një privilegj dhe jo si një burim përfitimi financiar.

Trending