Maqedoni

Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 14, 2025, 02:01

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Ilire Dauti, e cila u votua nga shumica e deputetëve javën e kaluar.

Gashi në reagimin e tij thotë se detyra e tij si kryetar Kuvendi ka përfunduar pasi është finalizuar procesi i interpelancës, duke shtuar se ajo nuk ka pasoja apo efekte juridike.

“Si Kryetar i Kuvendit, përgjegjësia ime kryesore është të respektoj dhe zbatoj Rregulloren dhe procedurat e Kuvendit. Në këtë kontekst, interpelanca ndaj Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, znj. Ilire Dauti, është zhvilluar në përputhje të plotë me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Është e rëndësishme të theksohet se një interpelancë, për nga natyra e saj, nuk sjell pasoja apo efekte juridike. Roli im si Kryetar përfundoi pasi u finalizua procesi i interpelancës, ashtu siç ndodhi në rastin e interpelancës së parashtruar ndaj meje disa muaj më parë”.

“Çështje të tilla si shkarkimet ose dorëheqjet janë procedurë e Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet, grupeve parlamentare ose deputetëve. Deri më sot, nuk kam pranuar asnjë njoftim zyrtar për dorëheqje nga asnjë kryetar komisioni. Nga pikëpamja procedurale, kjo çështje është zgjidhur. Çdo interpretim ndryshe nga kjo është thjesht retorikë politike për konsum ditor dhe nuk ka mbështetje juridike, e në të cilën unë, si Kryetar i Kuvendit, nuk do të marr pjesë”, thotë Gashi në reagimin e tij.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale