nga sistemi i pijshëm me cilësi të përcaktuar në sistem të mbyllur. Në sistem ka ndodhur përzierje, pra transferim i ujit me substanca të dëmshme nga kanali në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë, njoftoi Prokuroria Themelore.
Mbetet e paqartë se si Qendra për Shëndet Publik Tetovë më 29 qershor ka lëshuar gjetje dhe mendim të nënshkruar nga një mjek, se uji është i mirë. Duke pasur parasysh se ndryshimet e shkaktuara nga ndotja nuk mund të hiqen lehtë, prokurori publik ka vlerësuar se janë plotësuar elementet që japin dyshim të arsyeshëm se është kryer vepra penale e përmendur. Prokuroria Themelore Gostivar vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore për hetimin e plotë të ngjarjes. Të dyshuarit janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së nesërme prokurori publik do të vendosë nëse dhe çfarë masash për sigurimin e tyre do të propozojë në gjykatë.










