Kosove

Halilaj: Faton Hajrizi grabiti argjendarinë me uniformë të policisë (VIDEO)

October 18, 2024, 02:10

Avokati Gazmend Halilaj, thotë se Faton Hajrizi në vitin 2007 ka kryer një grabitje të armatosur, i veshur me uniformë të policisë.

“Të gjithë personat zyrtar që kanë intervenuar i ka sulmuar me armë. Fillimisht ka qenë një huti sepse ai grabitjen dhe tentim-vrasjen e ka bërë në uniformë të policisë, pikërisht origjinale, sepse motrën e ka pasur zyrtare policore”, tha ai.

Halilaj theksoi se gjatë aktit që ai thotë se ka ndodhur, Hajrizi e ka plagosur babain e pronarit të argjendarisë që kishte cak për grabitje, përcjell Klankosova.tv.

“Ka qenë data 10 shtator 2007, Faton Hajrizi me disa persona tjerë, me veturë të tipit Golf 2, me armë të gjata të tipit mitraloz, ka ardhur e ka grabitur argjendarin në punën e tij. Derisa babai i argjendarit i ka dalë në mbrojtje djalit të tij, atëherë e ka goditur me plumb në këmbë”, u shpreh ai në “Kosova Today”.

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjini tha se padinë e ka bërë pasi sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse familja po e bënë këtë padi. I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artani.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj