Biznesmeni nga Manastiri, Borçe Markovski, i cili është i akuzuar për keqpërdorim të tenderëve në rastin me REK “Manastir” është kthyer në Maqedoni, pasi më 30 korrik e braktisi shtetin përmes pikës kufitare “Tabanoc” drejt Serbisë, shkruan sdk.mk.
Këtë për portalin e ka kumtuar avokati i tij Marjan Nikolloski, duke thënë se në opinion në mënyrë të panevojshme është ngritur famë rreth kthimit të pasaportës së Markovskit, si dhe për udhëtimin e tij në Serbi.
“Ai tashmë është në Manastir, i përfundoi obligimet në Serbi. Nuk ikim nga gjyqi. Po presim të fillojë dhe t’i sqarojmë gjërat”, tha avokati.
Sipas tij, kthimi i pasaportës duhet të jetë praktikë për të gjithë të dyshuarit për llojin e këtillë të veprave penale, posaçërisht nën rrethana kur është dhënë garanci.
Edhe në deklaratën prej para dy ditësh, avokati i tij tha se Markovski nuk ka ikur nga shteti, por është në takime pune në Serbi, th nga shteti, por ndodhet në Serbi për shkak të obligimeve të punës.
Procesi gjyqësor ndaj Markovskit filloi në Gjykatën Themelore në Manastir, për t’u transferuar më pas tërësisht në Gjykatën në Strugë. Fillimi i gjykimit për rastin Markovski është caktuar për 2 shtator të këtij viti.










