Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Isen Shabani ndalon punimet ilegale për zgjerimin e Kishës, simpatizantë të VMRO-së bllokojnë komunën!

Isen Shabani ndalon punimet ilegale për zgjerimin e kishës, simpatizantë të VMRO-së bllokojnë komunën

Qytetarë maqedonas nga Gostivari, kryesisht simpatizantë të VMRO-DPMNE-së, kanë hyrë në hapsirat e Komunës së Vrapçishtit, pasi kreu i kësaj të fundit, Isen Shabani, nuk ka lejuar punimet ilegale për zgjerimin e kishës në Gallat që ndodhet në tokën e kësaj komune.
Pasi persona të panjohur kanë kryer punime pa leje, inspektorati komunal ka dalë në terren dhe ka ndaluar punimet.

Me të kuptuar lajmin, një grup qytetarësh të përkatësisë etnike maqedonase nga Gostivari, kanë vërshuar godinën e Komunës së Vrapçishtit duke bllokuar të njëjtën, pas çka është nevojitur asistencë e policisë për të vendosur situatën nën kontroll. Kryetari i Komunës, Isen Shabani, ndodhet në zyrën e tij.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme