Kosove

Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 4, 2025, 03:02

Shkruan: Avokati Muhamet Mujaj

SIGURIA DHE DREJTËSIA

Qëndrimet tona sa i përket dy sektorëve me të ndjeshme do të jenë të qarta. Përmes programit tonë këto dy sektore që janë edhe bazamenti i shtetit ligjor dhe sigurisë juridike do të krijohet edhe pasqyra reale e serioze e vendit si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

 SIGURIA: Antarësimi në NATO do të jetë synimi ynë parësor përmes të cilit do të rritet siguria dhe ekzistenca jonë. Me rritjen e sigurisë, do të rriten dhe investimet e huaja me të cilat do të arrihet zhvillim ekonomik, stabiliteti ekonomik dhe ngritja e mirëqenies për një famlije të shëndoshë e shoqëri stabile.

Objektivat tona do të jenë:
 Forcimi i marrëdhënieve me institucione ndërkombëtare të sigurisë
 Ngritja e kapaciteteve të sigurisë dhe modernizimi i pajisjeve të tyre duke përfshirë edhe veshjet e pamjen e tyre (ushtri dhe polici)
 Sigurimi shëndetësor për policët, rishikimi i gradimeve, nxitja për punë e departamentëve për krime ekonomike e korrupsion
 Krijimi i një ekipe në nivel qëndror për parandalimin e krimeve kundër ambientit dhe natyrës
 Pjesëmarrja në përqindje me lloj benificioni e çdo zyrtari policor në punët konkrete të tyre që ka shkaktuar rritje të parave, gjësendëve të sekuestruara dhe konfiskuara me vlerë si produkt i krimit
 Rritja e pagave për polic, ushtar, zjarrëfikës, inspektor policor e shërbyes civil
 Përkrahja dhe fuqizimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, fuqizimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe agjencionëve të tjera të sigurisë.

 Në DREJTËSI që është segmenti me i ndjeshëm, për të arritur objektivat tona të shtetit ligjor:

 Do të respektohet pavarësia gjyqësore që është edhe komponent kushtetuese e ndarjes së pushtetëve
 Ndërtimi i një kornize legjislacioni ku do ndalohet luftimi dhe mosrespektimi i ndarjes së pushtetëve, në veçanti do të pengohet ndërhyrja e politikës në sistem të drejtësisë
 Siguria financiare dhe ndarja e mjaftueshme buxhetore për nevojat e institucionëve të drejtësisë
 Siguri më e madhe për prokuror dhe gjyqtar në zbatimin e mandatit të tyre në drejtësi
 Përpilimi i akteve normative dhe zbatimi i tyre që rrisin integritetin, transparencën dhe llogaridhënien në sistem
 Do të ndërtohet vullnet politik për vetingun që është i domosdoshëm për gjyqtar dhe prokuror përmes KGJK-së dhe KPK-së, veting ky jo për të kaluarën e të verifikuarve (meqë kjo bëhet në procedura rekrutimi) por për verifikim pas marrjes së përgjegjësive
 Nxitja e sistemit për të përfunduar lëndët që mbetën me vite në sirtare, në veçanti rastet civile të natyrës së pronave
 Rritja e pagave për stafin administrativ dhe teknik të institucionëve të drejtësisë
 Gjetja e rrugës ligjore përmes një shteti të tretë për të ngritur çështjen e krimeve, gjenocidit dhe dëmeve të luftës
 Zhvillimi i agjendës legjislative e cila do të jetë në harmoni me aktet e BE-së
 Do të luftohet korrupsioni, evazioni fiskal dhe ekonomia informale
 Fuqizimi dhe mbështetja e profesioneve të lira të drejtësisë:

• Avokati të përgjegjshme dhe me integritet, kufizimi i moshës për këtë profesion, kritere më serioze për tu bërë avokat
• Rritje e numrit të noterëve dhe nxitja që aktiviteti i tyre të jetë me termin e asesi pritja në rradhë të gjata
• Përmbraues privat ku do t’i ofrohet siguri më të madhe në punën e tyre
• Ndërmjetësuesit, nxitja e sistemit gjyqësor dhe shumica e rasteve të vjetra dhe ato të reja të kalojnë përmes ndërmjetësimit, rritja e tarifave për ndërmjetësues
• Administratorët e falimentimit do të kenë mbështetje në rritjen e kapacitetëve të tyre.

Para se gjithash nuk do të lejohet asnjë zyrtar të kërkoj të drejtat e tyre përmes rrugëve gjyqësore, komunikimi do të jetë çdo herë me sindikatat respektive” – shkruan Avokati Muhamet Mujaj.

I njëjti kandidon me koalicionin PËR KOSOVËN FITUESE #137 me numër #31 dhe do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve që duan zhvillim, rend e ligj. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale