Trendy

Izet Mexhiti e Blerim Bexheti “shtyhen” me iftare në Saraj

Para 1 vit

Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka nisur fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, opozita e pushteti vazhdojnë takimet me qytetarët, po për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë vendosur që këtë ta bëjnë përmes iftareve.

Rastësi apo jo, nuk dihet, por dy kandidatët e përfolur për bartës liste në njësinë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti nga opozita VLEN, e Blerim Bexheti nga pushteti BDI, sonte kanë shtruar iftare në Saraj.

“Sonte në sofrën e iftarit bashkë me mbi 600 aktivistë të Lëvizja Demokratike në Komunën e Sarajit!”, ka shkruar Mexhiti.

“Iftar i shtruar sonte nga Shtabi Komunal i Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj”, ka shkruar Bexheti.

A po i masin forcat pushteti e opozita përmes iftareve?

Trending