“Në 7 vjet qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së, numri i nxënësve është ulur me 17 mijë. Prandaj, optimizimi i rrjetit shkollor tani është i domosdoshëm. Kemi shumë shkolla rajonale me dy ose tre fëmijë që as nuk shoqërohen, as nuk kanë mundësi të konkurrojnë me shokët, as nuk aplikojnë teknologji moderne sepse shkolla nuk e ka atë. Ata duhet t’u bashkohen shkollave më të afërta më të mëdha dhe të kenë një proces arsimor më cilësor. Kjo është në interesin e tyre, dhe interesat e tyre janë përparësi në politikat e Ministrisë së Arsimit. Përveç kësaj, theksoj se asnjë mësues nuk do ta humbasë vendin e punës”.
Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend në lidhje me optimizimin e rrjetit shkollor dhe spekulimet për shkarkimin e supozuar të mësuesve.










