Policia e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.E, nga një fshat i Tetovës i punësuar në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Kallëzime penale janë ngritur edhe ndaj A.H.(45), B.I (45), T.S.(62), D.O.(59), të gjithë nga Tetova dhe ndaj B.A (46) nga fshati Bogovinë, për kryerjen e veprave penale nga pakujdesia dhe kryerja e veprave penale “falsifikim dokumentesh”.
Më 17 korrik 2022, i pandehuri i parë ka përgatitur përshkrim, me çka ka mundësuar pagesë të kundërligjshme retroaktive në shumë prej 289.495 denarë në llogarinë e një personi nga Tetova.
I pandehuri i dytë nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e duhur, pra ka lejuar që fjalëkalimi i tij të përdoret nga punonjësit e qendrës.
I pandehuri i tretë, duke vënë në dispozicion të punonjësve të tjerë kodin e tij, gjegjësisht tërheqjen e mjeteve të lartpërmendura.
Lexo edheDramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penalI pandehuri i katërt dhe i pestë u kanë mundësuar punonjësve përdorimin e vulës zyrtare, pra keqpërdorimin e saj duke vulosur dokumente të falsifikuara.
I padituri i gjashtë, në cilësinë e drejtorit të Qendrës, nuk ka nisur procedimin për përcaktimin e përgjegjësisë për ushtrimin e paligjshëm të të drejtës së kërkuesit për sigurime shoqërore për të moshuarit. Ndërkohë i padituri i shtatë ka firmosur dhe vulosur vendimin në emër të një personi tashmë në pension.
Më shumë për këtë
Mori 2.500 euro kapar, por nuk e mbaroi punën – kallëzim penal për bojaxhiun nga TetovaMaqedoni · 3 ditë më parë
Kallëzim penal ndaj drejtorit të “Pyjeve Kombëtare”, u ofroi punëtorëve dru në vend të K-15Maqedoni · 4 ditë më parë
Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!Maqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











