Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kamberi: Në Kongresin Amerikan dorëzohet ligji për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kamberi: Në Kongresin Amerikan dorëzohet ligji për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot në Uashington ka marrë personalisht nga Kongresisti amerikan Keith Self dokumentin zyrtar të projektligjit H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, i cili trajton çështjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi.

Sipas Kamberit, ky projektligj synon që për herë të parë të vendosë në mënyrë institucionale në agjendën e Kongresit të SHBA-së vlerësimin e situatës së të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai theksoi se akti parashikon mekanizma për të vlerësuar dhe dokumentuar pretendimet për diskriminim sistematik, përfshirë pasivizimin administrativ të adresave, përjashtimin nga institucionet publike, çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhës, arsimin dhe margjinalizimin ekonomik.

Kamberi e cilësoi nismën si një hap të rëndësishëm politik dhe falënderoi kongresistin Keith Self për mbështetjen dhe angazhimin e tij ndaj kësaj çështjeje, duke e vlerësuar si zë që ka ngritur këtë temë në institucionet amerikane.

Lexo edheAli Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Projektligji H.R. 6411 pritet të kalojë procedurat e mëtejshme shqyrtuese në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Më shumë për këtë

Melat Kiros, 29-vjeçarja me origjinë etiopiane që bëhet gruaja e parë e Gjeneratës Z në Kongresin amerikanLajme · 5 ditë më parëAmerikanët votojnë sot/ Beteja për Kongresin, çfarë rrezikon Trump dhe 3 skenarët e mundshëmLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme