Komuna e Tetovës ka reaguar pas një rasti të ndotjes së lumit Shkumbin, duke dënuar ashpër hedhjen e mbetjeve ndërtimore (llaminat) në shtratin e lumit dhe duke paralajmëruar masa ligjore ndaj personit përgjegjës, përcjell tetova1
Në njoftimin e saj, komuna thekson se veprimi është i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm, pasi dëmton mjedisin dhe hapësirën publike.
“Dënojmë ashpër veprimin e papërgjegjshëm dhe të paligjshëm të qytetarit i cili ka hedhur mbetje (llaminat) në lumin Shkumbin, duke ndotur mjedisin dhe duke dëmtuar hapësirën publike.
Kundër personit përgjegjës do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore, në përputhje me kompetencat e institucioneve përkatëse, me qëllim që ky veprim të sanksionohet dhe të shërbejë si shembull se ndotja e mjedisit nuk do të tolerohet.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./tetova1.mk










