Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kurti: Aktgjykimi i Speciales i pasaktë historikisht, duhet të dallojmë atë që u pretendua nga ajo që u provua e u vendos

Kurti: Aktgjykimi i Speciales i pasaktë historikisht, duhet të dallojmë atë që u pretendua nga ajo që u provua e u vendos

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si “të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht”, aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se për këtë çështje ka diskutuar me të gjithë ata që i takoi në New York, SHBA, gjatë cizitës disaditore.

 

Lexo edheManchester United vendos rekord negativ historik në Champions League

“Ishte vizitë e dendur, përplot takime me liderë e zyrtarë të lartë shtetesh mike të vendit tonë, sikurse edhe me drejtues të institucioneve ndërkombëtare, por natyrisht edhe me mërgatën tonë të çmuar në New York. Ngritëm një sërë temash e diskutimesh, përfshirë aktgjykimin e padrejtë në Hagë, të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës, sikurse biseduam edhe për ekonomi e për zhvillim, për siguri e për mbrojtje, e për të ardhmen tonë euro-atlantike”, tha ai.

 

Kurti tha se shqetësimin e tij e shprehu në “secilin takim”.

Reklamë

 

“Në secilin takim në New York, unë shpreha shqetësimin e thellë për aktjgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historikisht e faktikisht”, tha ai.

 

Kurti tha se “është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar, nga ajo që është provuar dhe vendosur nga Gjykata”.

Më shumë për këtë

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes politike Julide YaziciRajon · 6 ditë më parëNazarko: Albin Kurti ka ndikim te të rinjtë në Shqipëri. Le të bëjë thirrje për qetësi, si Rugova në ’96-tënShqiperi · 1 javë më parëBesnik Tahiri propozon Ligj për Deputetët dhe gjykatë të specializuar kundër korrupsionitKuriozitet · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme