Kryeministri në detyrë, Albin Kurti raportohet se po viziton vendin e gërmimeve në Zubin Potok.
Ekonomia Online ka publikuar pamje ku Kurti është parë atje.
Ndërkohë, gërmimet po vazhdojnë nën dyshimet se aty gjenden mbetjet mortore të 23 persona të zhdukur gjatë luftës.
Pas përfundimit të vizitës, është raportuar se Kurti do të flasë para mediave.










