Ne fund të eventit organizuar me rastin e 100 ditëve në Qeveri, koalicioni VLEN ka prezantuar edhe betimin për luftë kundër korrupsionit. Gazetarët e portalit Lideri.mk prezent në ketë ngjarje raportojnë se Betimin fillimisht e kanë nënshkruar liderët e koalicionit, e më pas edhe ministrat, zv/ministrat, drejtorët dhe zëvendes drejtorët e zgjedhur dhe të emëruar nga radhët e këtij koalicioni.