Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Lidhja Shqiptare e Selēs nē mbështetje të protestës në Tetovë

Lidhja Shqiptare e Selēs nē mbështetje të protestës në Tetovë

Lidhja Shqiptare e Selës ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar në Tetovë, e cila po mbahet si reagim ndaj ndryshimeve të emërtimeve të disa rrugëve në qytet.

Përmes kësaj mbështetjeje, Lidhja Shqiptare e Selës ka bërë të ditur se qëndron përkrah qytetarëve që kundërshtojnë zëvendësimin e emrave me karakter shqiptar me emërtime të tjera, duke e cilësuar çështjen si të rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare, raportton TS.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë vazhdojnë të grumbullohen në Sheshin “Iliria”, prej ku pritet të nisen drejt Komunës së Tetovës, ndërsa në terren janë vendosur forca policore për sigurimin e tubimit.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme