Trendy

Maqedonia mbetet ndër vendet me çmimet më të ulëta në Evropë, por ushqimet janë gjithnjë e më të shtrenjta

Para 1 orë

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se Maqedonia e Veriut vazhdon të renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të çmimeve në Evropë, së bashku me Bullgarinë, Rumaninë dhe Serbinë. Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se çmimet më të ulëta nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht standard më të lartë jetese, pasi fuqia blerëse varet edhe nga niveli i pagave dhe produktiviteti i ekonomisë.

Sipas analizës së Eurostat, Serbia ka çmime që arrijnë në rreth 62.5 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian, duke u renditur ndër vendet më të lira në kontinent. Megjithatë, çmimet ndryshojnë ndjeshëm sipas kategorive të produkteve dhe shërbimeve.
Veçanërisht bie në sy se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Serbi kanë arritur në rreth 96 për qind të mesatares së BE-së, duke qenë më të larta se në disa vende të rajonit dhe të Evropës Lindore, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Çekinë, Sllovakinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Turqinë.

Trending