Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski: Vlerësojmë se do të fitojmë në Bërvenicë me mbi 4000 vota!

Mickoski: Vlerësojmë se do të fitojmë në Bërvenicë me mbi 4000 vota!

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj të fitojnë zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, përcjell TV21. Mickoski vlerëson se Stojanço Radiçevski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të dominojë kundrejt kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji.

“VMRO-DPMNE hyn në çdo fushatë me qëllim fitoren, dhe kjo fushatë në Bërvenicë, në raundin e dytë, nuk bën përjashtim. Në raundin e parë morëm më shumë vota, gati tre mijë. Tani presim ta rrisim këtë numër. Qëllimi ynë është të kalojmë katër mijë vota dhe besojmë se me këtë rezultat do të fitojmë në Bërvenicë. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin, gjithmonë hyn në zgjedhje për të fituar. Ne, ndryshe nga partitë politike që u bashkuan rreth kandidatit kundërshtar, iu drejtuam drejtpërdrejt banorëve të Bërvenicës. Ata krijuan ndarje etnike, pa marrë parasysh se më datë 2 do të largohen, ndërsa njerëzit që do të mbeten aty do të vazhdojnë të jetojnë së bashku”, tha Mickoski.

Më shumë për këtë

Të dielën zgjedhjet lokale në Bërvenicë, sot votuan të sëmurëtMaqedoni · 2 javë më parëMickoski: Fitorja është e madhe, por të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj BërvenicësMaqedoni · 2 javë më parëVuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Shpreh keqardhje: Humbi kohë me protestuesit, tani rrezikon zgjedhjetRajon · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme