Trendy

MSH: 127 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 2 janë hospitalizuar

Para 1 orë

Një fëmijë dhe një person i rritur janë hospitalizuar në Gostivar, pasi janë ankuar me dhembje barku. Ndërkohë, dy ditët e fundit është regjistruar sërisht rritje e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore, si pasojë e ujit të ndotur në Gostivar. Siç ka informuar Ministria e Shëndetësisë më 26 korrik, janë regjistruar 127 persona që për së pari herë kanë kërkuar trajtim në spital, nga epidemia.

Ministria e Shëndetësisë

Më 26 korrik janë evidentuar 127 kontrolle, që është dy shifra më shumë se dita paraprake. Prej tyre, 91 kontrolle janë bërë në Spitalin e Përgjithshëm, prej të cilëve 41 në Repartin Infektiv, 50 në Pediatri, kurse 36 kontrolle janë realizuar në Shtëpinë e Shëndetit”.

E kur shifrat u rritën sërisht, LSDM kërkoi përgjegjësi penale nga ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, por edhe për drejtorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës së Shëndetit Publik.

Maja Borozan, LSDM

Klekovski e pranoi se institucionet kanë reagur me vonesë, por këtë nuk e tha sepse donte ta tregoj të vërtetën, por sepse nuk mundej ta fsheh paaftësinë. Simptomet e para te qytetarët janë paraqitur më 14 korrik, kur në spital vinin nga 200 pacientë në ditë , me të njejtat simptome”.

Ndërsa VMRO ju përgjigj duke i thënë se LSDM duhet ta adresoj përgjegjësinë te personat e duhur dhe të kërkoj dorëheqje dhe përgjegjësi penale nga kryetari i Komunës së Gostivarit.

VMRO-DPMNE

Si nuk ju kujtua LSD-së deri tani të kërkoj dorëheqje dhe përgjegjësi penale për ngjarjen në Gostivar nga kryetari i komunës Valbon Limani, si personi më përgjegjës për të gjithë situatën. Apo ndoshta, standardet e dyfishta përsëri hyn në fuqi kur bëhet fjalë për kuadrot e tyre”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga data 14 deri 26 korrik janë regjistruar gjithësej 4 194 kontrolle në Gostivar që kishin të bëjnë me epideminë. Piku u evidentua më 18 korrik, kur për 24 orë, 649 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore.

Trending