Maqedoni

Në krye të Shtatmadhorisë Siljanovska emëron gjeneralin që nuk i plotëson kushtet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 17, 2024, 11:08

Një ditë para shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska me dekret ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneralin Sashko Lafçiski i cili nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë.

Në një reagim të cilin ushtarët profesionistë në rrethana anonime e kanë dërguar deri tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini

“Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend që Shef i Shtatmadhorisë të emërohet njeriu që plotëson kushtet sipas protokollit, hierarkisë dhe konceptit të ushtrisë, ai përbuzet vetëm se është shqiptar dhe në vend të tij emërohet njeriun me katër nivele më të ulëta. Bëhet fjalë për gjeneralin maqedonas Lafçinski (ish pjesëtar i strukturave para luftarake në vitin 2001) i cili deri dje ka qenë nën komandën e Besnik Eminit”, thuhet në Reagimi e ushtarëve

Nga kushtet kryesore të cilat Lafçiski nuk i plotëson është mosha dhe stazhi. Shefi i shtatmadhorisë kërkohet të ketë të paktën 6 muaj përvojë si komandant i Komandës së Operacioneve, ndërsa rregullativa ligjore obligon që në krye të shtabit gjeneral të shkohet vetëm me kushtin që të paktën 6 muaj të jetë në krye të Komandës së Operacioneve. Mbi të gjitha ai si gjeneral brigade nuk ka përvojë 4 vjeçare ashtu siç kërkon ligji që të mund të emërohet gjeneral major i cili me automatizëm nënkupton shef i përgjithshëm i shtabit. Sipas informacioneve që kanë arritur deri tek Alsat, Lafçinskit kjo gradë i është dhënë një ditë para se ai të dekretohet nga presidentja për shef të shtatmadhorisë. Dosja e tij si ushtar, besueshmëria dhe imazhi brenda ushtrisë lë për të dëshiruar, sa kaq në rrethana jo zyrtare mësohet se deri tani nuk ka qenë i pajisur as me certifikatën e domosdoshëm të NATO-s.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve