Maqedoni

Nxënësit shqiptarë të Krushëves disa lëndë i zhvillojnë në gjuhën maqedonase

November 28, 2024, 04:11

Pavarësisht se janë paralele me mësim në gjuhën shqipe, nxënësit e klasës së pestë të shkollës periferike “Kiril dhe Metodij” të fshatit Presil të Komunës së Krushevës, tre lëndë i zhvillojnë në gjuhën maqedonase.

Siç na treguan vet nxënësit, në maqedonisht zhvillohet ora e Shkencave Natyrore, Arsimi Teknik dhe Informatika si dhe Arsimi Fizik. Nxënësit u ankuan për vështirësi në këto lëndë për shkak se akoma nuk kanë arritur njohuri të mjaftueshme në gjuhën maqedonase.

“Te cila lëndë e keni më vështirë? Te lënda e shkencave. Si e zhvilloni orën, a e kuptoni atë që ju flet mësuesja? Ne e kuptojmë por nuk e dimë si ta shpjegojmë edhe nuk dimë çfarë të lexojmë, nuk dimë si të lexojmë. Kur na pyet kemi probleme, nuk mundemi të shpjegojmë. Si kuptoheni në lëndën e Arsimit Teknik me mësuesen? Më shumë punojmë në kompjuter, bëjmë disa gjëra por, sërish nuk mund të kuptohemi shumë mirë”, tha një nxënëse..

Mësimdhënësi, Vedat Zeqiri tha se këto lëndë në gjuhën maqedonase zhvillohen që nga fillimi i këtij viti shkollor. Ai pranoi se nxënësit kanë ankesa të shumta për këto lëndë duke shtuar se nga ora mësimore dalin thuajse pa kuptuar asgjë.

“Shkaku i mungesës së kuadrit, vjet kemi pas, mirëpo këtë vit deri në konkurs na kanë thënë se do të mbahen. E kanë të vështirë shkaku se në gjuhën maqedone e mësojnë nga klasa e katërt. Te Shkencat Natyrore kanë direkt mësim, shpjegim ndërsa nga ana tjetër te gjuha maqedonase i mësojnë shkronjat. Nuk mundet edhe shkronjat ti mësoje edhe te shkencat të shpjegoje. Ai shkronjat nuk i njeh e tjetra i kërkon t’i jep shpjegime ose lexim, e kanë shumë të veshtirë”, deklaroi Vedat Zeqiri, mësues.

Të revoltuar janë edhe prindërit të cilët thanë se tashmë disa herë kanë kërkuar zgjidhje të kësaj çështje.

“Si është reagimi i fëmijëve kur ballafaqohen me një lëndë që duhet të jetë në gjuhën shqipe ndërkohë e mësojnë në gjuhën maqedone, e kanë vështirë? Vështirësi e madhe. Ne jemi të rritur dhe e kemi të vështirë të flasim një gjuhë tjetër e jo më një fëmijë 8 ose 9 vjeçar. Si të dijë ai të flas maqedonisht kur maqedonishten e mëson prej në klasë të katërt, dy orë në javë”, theksoi Seat Useini, prind.

Nga shkolla qendrore “Kirili dhe Metodij” të Komunës së Krushevës thanë për Alsat se orët zhvillohen në gjuhën maqedonase për shkak të mungesës së kuadrit shqiptarë adekuatë për këto lënde. Sipas drejtuesve të shkollës qendrore, në dhjetor pritet të hapet konkurs i ri për këto lëndë pasi paraprakisht Ministria e Arsimit të jep pajtueshmëri për këtë konkurs. Për momentin, në shkollën periferike të fshatit Presil mësojnë 44 nxënës, nga klasa e parë deri atë të pestë. Pavarësisht problemeve të shumta me të cilat përballen nxënësit e kësaj shkolle, ata nuk humbin entuziazmin për gjuhën shqipe, as sot më 28 Nëntor. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj