Pas epidemisë me infeksione të zorrëve në Gostivar, Komisioni paralajmëron: Mund të shfaqet edhe verdhëza

​Pasi në Gostivar u shpall epidemi e infeksioneve të zorrëve për shkak të ujit të ndotur nga ujësjellësi i qytetit, është e mundur edhe shfaqja e verdhëzës si pasojë, paralajmërojnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Grand Kozmetik

​Nga Komisioni thonë se po e ndjekin me vëmendje situatën me epideminë në Gostivar dhe pasqyrën shëndetësore te pacientët që gjatë periudhës së kaluar u paraqitën në spitale për shkak të shqetësimeve në stomak, si dhe theksojnë se në këtë situatë aktuale nuk ausesi të ketë relaksim as te gostivarasit e as te autoritetet shëndetësore.

​”Ne si Komision alarmuam me kohë që të mos relaksohet sistemi shëndetësor, sepse përveç këtyre shkaktarëve të zorrëve, është e mundur të kemi edhe shfaqje të hepatitit A, por edhe të hepatitit E, për këtë gjë kuptohet që janë njoftuar me kohë Ministria (e Shëndetësisë) dhe autoritetet shëndetësore në vend”, thotë dr. Zhaklina Shopova, infektologe dhe anëtare e Komisionit.

​Sipas saj, mund të ketë shumë shkaktarë të sëmundjes dhe një pasqyrë e tillë nuk është e pazakontë te epidemitë e këtilla, kur në organizëm mund të gjenden viruse dhe bakterie të ndryshme për shkak të përzierjes së ujit të pastër me atë të papastër, por shton se përgjigjja se kush është “fajori” që saktësisht e ka sëmurë secilin pacient, nuk do të merret kurrë.
​Shkaktarët konkretë në rastin konkret, thotë dr. Shopova, janë izoluar me metodën më të sofistikuar që zbatohet kudo në botë.
​”Standardi i artë sa u përket bakterieve është koprokultura.

Siç jeni njoftuar nga ministri, dhe kuptohet edhe nga institucionet e tjera relevante, ju e dini se koprokulturat hëpërhë te të gjithë pacientët janë negative. Çfarë do të thotë kjo? Po, kemi prani edhe të bakterieve, kemi prani edhe të viruseve, por kush është fajtori? Këtë deri më tani në botë askush nuk e ka thënë gjatë epidemive të këtilla hidrike, mos pritni që dikush ta japë këtë përgjigje hëpërhë”, shton ajo.