Trendy

Pastrohet pas shumë vitesh objekti i Komunës së Tearcës, Memishi: Institucionet janë pasuria jonë e përbashkët

Para 4 orë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se është realizuar pastrimi i plotë i objektit të komunës, përfshirë edhe kulmin, i cili sipas tij nuk ishte pastruar pothuajse asnjëherë që nga ndërtimi i ndërtesës.

Memishi bëri të ditur se aksioni u zhvillua në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve dhe punëtorët komunalë, të cilët larguan mbeturinat e grumbulluara ndër vite nga kulmi dhe ambientet e objektit.

“Që nga ndërtimi i objektit të Komunës së Tearcës, kulmi i saj dhe i gjithë objekti pothuajse nuk është pastruar asnjëherë. Sot, së bashku me ekipin e zjarrfikësve dhe punëtorët komunalë, realizuam pastrimin e plotë të objektit, duke larguar mbeturinat e grumbulluara ndër vite”, ka shkruar Memishi.

Në fund të reagimit të tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për institucionet publike, duke theksuar se ato janë pasuri e përbashkët dhe duhen ruajtur njësoj si shtëpia dhe prona personale.

Trending