Tragjike në Preshevë: Humb jetën një 24-vjeçar në pendën e Bushtranit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12, në pendën e fshatit Bushtran, në komunën e Preshevës, ku një i ri 24-vjeçar nga fshati Shoshaj ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas informacioneve fillestare, i riu ishte futur në ujë, por përfundoi tragjikisht duke humbur jetën. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet që hetimet të zbardhin rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Kronika.com shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të viktimës.
“
“Inna lil-lahi we inna ilejhi raxhi un”
“Ne jemi të Allahut dhe, pa dyshim, tek Ai do të kthehemi!
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot tragjikisht humbi jetën Lundrim Saliji në moshën 23 vjeqarë nga fshati Shoshajë”, kanë njoftuar shokët e tij.










