Rajon

Presidenti i Malit të Zi: Jam malazez dhe flas serbisht

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 7, 2024, 11:09

Jakov Millatoviq ka deklaruar se e identifikon veten si malazez që flet gjuhën serbe.

Në një deklarim për televizionin malazez A1, presidenti i Malit të Zi tha se gjuha që e flet nuk është përcaktues për dashurinë ndaj vendit.

“Këtë e di i gjithë Mali i Zi, kombësia ime është malazeze dhe flas serbisht. Nga ana tjetër, nuk mendoj se njerëzit që flasin gjuhën malazeze e duan më pak këtë vend dhe anasjelltas, nëse dikush që deklarohet si serb, e do më pak këtë vend. Thjesht nuk i nxjerr kurrë në plan të parë këto gjëra dhe nëse dikush më pyet, unë përgjigjem pa hezitim. Secili në këtë vend ka të drejtë të thotë çfarë gjuhe flet”, tha Millatoviq në TV A1 gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në të cilat ai është i përfshirë, transmeton Klankosova.tv.

Deklarata e Millatoviqit se flet në gjuhën serbe kur u pyet nga presidenti serb në forumin në Pragë ka shkaktuar më herët indinjatë tek një pjesë e opinionit.

“Unë e njoh shumë mirë Kushtetutën dhe ajo thotë se gjuha zyrtare është malazeze dhe se gjuha serbe është edhe në përdorim zyrtar. Kur bëhet fjalë për ndjenjën kombëtare dhe gjuhën që flas, kam qenë i qartë dhe transparent, në krahasim me disa politikanë që u përpoqën ta shmangnin këtë çështje”.

“Para së gjithash, unë jam ekonomist, njeri i arrirë profesionalisht, bashkëshort, baba, prind, njeri që është kthyer në Podgoricë dhe në Mal të Zi”, ka përfunduar presidenti malazez, Jakov Millatoviq.

Presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Alleksandar Vuçiq dhe Jakov Millatoviq, më 31 gusht patën një polemikë të shkurtër për “gjuhën e përbashkët” në panelin “Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE” në Pragë, në kuadër të Forumit GLOBSEC.

“Mendoj se publiku mund të shohë se sa shumë nuk pajtohemi unë dhe Alleksandri, dhe kjo është legjitime. Tani ka një zgjedhje të qartë se ku dëshironi të shkoni. Është e qartë për Malin e Zi, nuk e di nëse është e qartë për Serbinë, por është legjitime të ketë një qëndrim të paqartë se ku duan të shkojnë. Mendoj se Serbia, si ekonomia më e madhe në rajon, është e rëndësishme. Ju e dini se ne të gjithë në thelb flasim të njëjtën gjuhë”, tha Millatoviqi.

“Serbisht. Ju flisni serbisht”, shtoi Vuçiqi.

“Nga ana linguistike, është praktikisht e njëjta gjuhë. E quajnë ndryshe, disa e quajnë… Por kjo nuk është problem”, ka theksuar Millatoviqi.

“Por ajo është gjuhë serbe”, shtoi Vuçiqi. /Klankosova.tv

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste