Një mosmarrëveshje për një borxh të papaguar ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në distriktin Nizip të Gaziantepit, në Turqi.
Sipas raportimeve nga mediat turke, një grua, pas një përplasjeje verbale me një burrë lidhur me borxhin, ka marrë një pushkë gjahu nga automjeti i saj dhe ka qëlluar disa herë në ajër.
Incidenti është filmuar nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur gruaja nxjerr armën dhe hap zjarr në ambient të hapur.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë zhvilluar negociata me gruan dhe më pas kanë arritur ta bindin të dorëzohet.
Ajo është vënë në pranga dhe, pas procedurave gjyqësore, është dërguar në paraburgim.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Gaziantep'in Nizip ilçesinde bir şahısla tartışan kadın, arabasından aldığı pompalı tüfekle sokağa çıkarak havaya ateş açtı. Yaralananın olmadığı olay cep telefonu kamerasına yansırken ikna edilen kadın gözaltına alındı. https://t.co/XAtIXhnqpy
— Asayiş Berkemal (@asayisberkemal0) November 19, 2026
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












