Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Presidenti Trump bën udhëtimin e parë me ‘‘Air Force One’’ e ri që mori dhuratë nga Katari: Nuk ka asgjë tjetër si ky!

Presidenti Trump bën udhëtimin e parë me ‘‘Air Force One’’ e ri që mori dhuratë nga Katari: Nuk ka asgjë tjetër si ky!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri sot fluturimin e parë me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing luksoz i dhuruar nga Katari.

Pak para nisjes drejt Dakotës së Veriut, ku mori pjesë në aktivitetet për përkujtimin e 250-vjetorit të Amerikës, Trump shprehu entuziazmin e tij për avionin e ri, duke e cilësuar atë një mjet ajror unik.

“Jam shumë i emocionuar për fluturimin e parë. Nuk ka pasur kurrë një avion tjetër si ky. Sinqerisht, ne nuk do të mund të ndërtonim një avion të tillë, sepse nuk do të kishim fondet e nevojshme. Katarasit kanë shpenzuar shuma të mëdha parash”, deklaroi Trump.

Avioni, vlera e të cilit vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, iu dorëzua si dhuratë Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagonit) dhe do të përdoret nga Trump derisa të përfundojë ndërtimi i avionëve të rinj presidencialë nga kompania Boeing, proces që pritet të zgjasë rreth dy vite.

Lexo edheDonald Trump kërkon të bëjë Orbanin shef të OKB-së

Avioni ka marrë shumë kritika të ashpra për shkak të kostos, si dhe pranimit të pazakontë të një avioni luksoz nga një vend i huaj. Megjithatë Trump ka hedhur poshtë kritikat duke u shprehur se avioni është në përputhje me standardet presidenciale.

“E përfunduan së fundmi. E përshtatën për një president, me të gjitha sistemet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme. Është vërtet mbresëlënës”, tha ai.
Avioni i ri Air Force One u prezantua zyrtarisht muajin e kaluar në bazën ajrore Andrews, ku Trump e cilësoi atë “avionin më luksoz në botë”.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme