Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Protestat në Shqipëri/ “Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, kritere kyçe për BE-në!”- Zëdhënësi i diplomacisë gjermane: Kërkesa të ngjashme ngre edhe populli

Protestat në Shqipëri/ “Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, kritere kyçe për BE-në!”- Zëdhënësi i diplomacisë gjermane: Kërkesa të ngjashme ngre edhe populli

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, ka deklaruar se Shqipëria ka ende detyra për të përmbushur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

I pyetur nga Deutsche Welle gjatë konferencës federale për shtyp në Gjermani lidhur me protestat kundër kryeministrit Edi Rama, Giese theksoi se shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët artikulohen edhe nga qytetarët shqiptarë.

“ Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri. Pa dashur të hyj konkretisht në përmbajtjen e këtyre demonstratave, besoj se është e qartë që shteti i së drejtës dhe çështja e korrupsionit janë kritere të rëndësishme nëse një vend dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, u shpreh Giese.

Deklarata nga Berlini vjen në një moment të ndjeshëm për zhvillimet politike në Shqipëri, ku prej ditësh vijojnë protestat e studentëve dhe qytetarëve. Gjatë tubimeve janë shënuar incidente dhe dëmtime në institucione shtetërore, biznese private dhe infrastrukturën rrugore.

Qëndrimi i zëdhënësit gjerman rikthen në vëmendje rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme