Shkruan Emin Azemi
Në Zvicër ka një komunitet mbi 100 mijë shqiptarë nga Maqedonia. Deri para pak vitesh, deri sa nuk hynë në perdorim passportat bullgare, komuniteti maqedonas ne Zvicer nuk ishte as 5% kundrejt komunitetit shqiptar. Por këta të fundit i kanë disa mësues të cilët qe nga viti 1994 i ka derguar Ministria e Arsimit…Po kjo ministri nuk ka derguar asnje mësues shqiptarë në Zvicër edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme te prindërve shqiptarë….
Injorimi i kërkesave të mbi 100 mijë shqiptarëvë në Zvicër nga Ministria e Arsimit ( e udhëhequr nga 5,6 ministra shqiptarë) dhe miratimi i kërkesave te nje grushti maqedonasish, flet per mjerimin e nje logjike vazale qe e kane instaluar disa perfaqesues shqiptarë ne institucionet shtetërore.