Protestuesit janë grumbulluar sërish në bulevard, ndërsa është vënë re një rritje e numrit të pjesëmarrësve në tubim.
Përballë tyre është vendosur një prani e shtuar policore, me tre autobote me ujë, një numër të konsiderueshëm efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), si dhe të njësisë “Shqiponja”.
Pavarësisht mobilizimit të forcave të policisë, situata aktualisht paraqitet e qetë, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar në bulevard.
Prania e shtuar e efektivëve dhe mjeteve policore shoqëron vijimin e tubimit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në vijim.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












