Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rama në Izrael: Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por jo me Hamasin

Rama në Izrael: Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por jo me Hamasin

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një vizite zyrtare në këtë shtet.

Në fjalën e tij pasi u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Rama e cilësoi këtë si një nder të jashtëzakonshëm, që sipas tij nuk e meriton si individ, por që u takon të gjithë shqiptarëve, të cilët ndihmuan hebrenjtë në kohë të vështira.

Ai theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, Rama evidentoi se me Hamasin nuk mund të ketë zgjidhje, duke e cilësuar organizatën si nazistët e shekullit të ri.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri. Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, u shpreh Rama.

Lexo edheNetanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do të shkatërrojë Izraelin nga brenda

Kryeministri e përfundoi fjalën me urime për paqe në rajon dhe falënderime për nderimin e marrë në emër të popullit shqiptar.

“Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrenjve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë”, theksoi ai.

Më shumë për këtë

Përplasje për pushtetin në Izrael, rivali i Netanyahut merr mbështetjen e 67 deputetëveMaqedoni · 1 ditë më parëNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaLajme · 2 ditë më parëKreu i opozitës izraelite siguron votat për krijimin e qeverisë, pritet të mandatohet nga presidenti HerzogLajme · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme