Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën javët e fundit.
Në një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, Rama thekson se, në demokraci, qeveritë nuk ndryshojnë me dhunë e bombola molotovë, por përmes zgjedhjeve, transmeton Tch.
“Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë. Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time; kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë. Detyra ime është të dëgjoj ankesat e arsyeshme, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të heq dorë nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.
Më shumë për këtë
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…Shqiperi · 23 orë më parë
Studentët dhe pedagogët e refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, hidhen karriget te Kryeministria: Dorëheqje!Shqiperi · 6 ditë më parë
Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guriShqiperi · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












