Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Schumer paralajmëron Trumpin pas fitores së demokratëve: Ditët kur Senati i nënshtrohej presidentit kanë përfunduar, do ta mbyllim luftën në Iran

Schumer paralajmëron Trumpin pas fitores së demokratëve: Ditët kur Senati i nënshtrohej presidentit kanë përfunduar, do ta mbyllim luftën në Iran

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet të ndryshojë raportet e forcave në Uashington, ndërsa kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, ka paralajmëruar një qëndrim më të ashpër ndaj administratës së presidentit Donald Trump. Schumer deklaroi se ka përfunduar koha kur Senati qëndronte i nënshtruar ndaj presidentit dhe se demokratët do të angazhohen për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

“Ditët e Senatit të nënshtruar ndaj Trumpit kanë përfunduar”, ishte mesazhi i Schumer, i cili e lidhi fitoren elektorale me një mandat të ri politik për demokratët. Ai theksoi se shumica e re do të përdoret për të kundërshtuar politikat e presidentit dhe për të ushtruar presion që konflikti me Iranin të marrë fund.

Deklarata vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ku demokratët arritën të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, duke siguruar një shumicë të re në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Rezultati u konsiderua një goditje për Trumpin, ndërsa lufta me Iranin dhe rritja e kostos së jetesës u renditën ndër shqetësimet që ndikuan në votën e amerikanëve.

Schumer pritet të rikthehet në rolin e kreut të shumicës në Senat, çka do t’i japë demokratëve më shumë mundësi për të bllokuar nisma të presidentit, për të shqyrtuar emërimet e tij dhe për të kërkuar llogari nga administrata. Ai ka paralajmëruar se prioritet do të jetë ulja e kostove për qytetarët, kontrolli i pushtetit ekzekutiv dhe përfundimi i luftës në Iran.

Lexo edheObama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance ka pranuar se konflikti me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve, ndërsa edhe vetë Trump ka pranuar se lufta ishte një nga faktorët që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, presidenti ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtarake, duke deklaruar se do të kishte vepruar sërish në të njëjtat rrethana.

Përplasja mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit pritet të ashpërsohet në muajt e ardhshëm, veçanërisht për çështjen e Iranit, ndërsa demokratët synojnë ta kthejnë shumicën e fituar në zgjedhje në presion konkret ndaj politikës së jashtme të administratës Trump.

Më shumë për këtë

Fitore e madhe për demokratët – marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së PërfaqësuesveLajme · 14 orë më parëBill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanLajme · 5 orë më parëNga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatitLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme