Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shiste lëndë piroteknike për protestuesit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 47 pako

Shiste lëndë piroteknike për protestuesit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 47 pako

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë ku mbaheshin lënë piroteknike të kontrabanduara të cilat dyshohet se u shiteshin shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.

 

Në kuadër të operacionit “Fireworks 2” u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi D.B, 32 vjç.

 

Lexo edheProkuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre.

 

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

 

Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.

 

Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.

 

Më shumë për këtë

Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohenShqiperi · 3 ditë më parëEskalon protesta në Tiranë mes protestuesve dhe policisëShqiperi · 3 ditë më parëSot protesta kombëtare, studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë!Shqiperi · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme