Fotografitë e dërguara në redaksinë e Tema.mk tregojnë disa fëmijë të mitur duke luajtur mbi objektin e Teatrit të Tetovës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e tyre dhe për rrezikun e dëmtimit të objektit.Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia, kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë. Fëmijët shihen duke u ngjitur dhe duke lëvizur mbi objektin e teatrit, veprim që mund të paraqesë rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.
Rasti ngre pikëpyetje për sigurinë dhe mbikëqyrjen e hapësirës përreth objektit, si dhe për nevojën që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. Redaksia e Tema.mk publikon fotografitë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe të institucioneve përgjegjëse, me qëllim që të parandalohet ndonjë incident i mundshëm.











