Deputeti i Aleancës për Shqiptarës, përkrahës i grupit të Taravarit sot theksoi se ska nevojë që Taravari të paraqitet nesër, përkrahjen e tij e tregoi në Kumanovë.
“Nuk ka pse të paraqitet nesër Taravari ai u paraqet dje dhe tregoi se ka përkrahja absolute. Ne do të shkonim nesër me ato 86 delegatë të cilët janë pas Taravarit, meqenëse ato e dinë se se kjo është ashtu, se Taravari ka përkrahje absolute nga Kuvendi Qendror dhe kryesia i bënë puç nën dirigjimin e Artan Grubit, për të pamundësuar shkuarjen atje”, tha Snopçe.