Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës pas të cilit qëndron kryetari i komunës së Strugës tani do të ketë edhe fakultetin e shkencave mjekësore.

Vendimin e tillë e ka miratuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Jeton Shaqiri, i cili është nga Struga dhe bashkëpartiak i Merkos në BDI.

Studentët e ardhshëm do të mund të studiojnë shkencat mjekësore në këtë institucion privat të arsimit të lartë, i cili po ashtu ka disa degë të tjerë siç janë, fakulteti për shkencat ekonomike, fakultetin e juridikut, informatikës dhe shkencave politike.

Ministria e arsimit dhe shkencës ka konfirmuar se janë plotësuar kushtet të fillimin e studimeve të mjekësisë në UNS. Mendim pozitiv kanë dhënë edhe Agjencia për kualitet të arsimit të lartë dhe
Bordi i akreditimit.

Lajmin e plote mund ta lexoni ne kete LINK

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme