Taravari në takim te Kurti

Para 1 vit

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtor dhe mbështetës të tij.

“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!

Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!
NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Taravari.(INA)