Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tensione mes Mbappes dhe Zidane te Franca, në mes hyn edhe Dembélé

Tensione mes Mbappes dhe Zidane te Franca, në mes hyn edhe Dembélé

Problemet kanë nisur të shfaqen në Kombëtaren e Francës edhe para se Zinedine Zidane të vendoset plotësisht në drejtimin e skuadrës.

Sipas raportimeve të mediave franceze, mes trajnerit të ri dhe yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, ka lindur një ftohje në marrëdhënie.
Sipas gazetës “L’Équipe”, shkaku kryesor i mospajtimeve lidhet me pozitën në fushë.

Mbappé dëshiron të luajë si qendërsulmues, ndërsa Zidane preferon Ousmane Dembélén në atë rol, duke ia lënë kapitenit francez një pozicion tjetër në sulm.

Kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer Mbappés, i cili te Real Madridi është zhvendosur në qendër për të shfrytëzuar më mirë aftësitë e tij para portës.
Në këtë situatë përmendet edhe Dembélé, fituesi i fundit i Topit të Artë, një çmim që Mbappé e synon prej kohësh. Sipas raportimeve, kjo ka shtuar edhe më shumë pakënaqësitë në ambientin e përfaqësueses franceze.

Megjithatë, Zidane synon të qetësojë situatën dhe të rikthejë harmoninë në ekip. Madje, trajneri ka lënë të kuptohet se është i gatshëm t’ia japë Mbappés pozitën e preferuar, në qendër të sulmit.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme