Maqedoni

Titanik 3/ Apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 16, 2024, 01:09

Në Gjykatën e Apelit në Shkup u mbajt seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, shkruan Alsat.

Gjatë seancës, avokatët e Gurit dhe Alimit propozuan që të ftohen për të dhënë dëshmi dy ekspertë, që kanë qenë pjesë e ekipit të superekspertizës së grafologjisë, Andrej Fishiq dhe Marina Sovreska, për të cilët, avokatët thonë se gjatë kohës së përgatitjes së superekspertizës nuk kanë pasur licencë.

Megjithatë, Apeli hodhi poshtë këtë propozim, pasi gjatë procedurës së shkallës së parë është dëgjuar bartësja e superekspertizës, Emilija Fishiq dhe sipas sqarimit të gjykatëses së lëndës Gabriella Gajdova, nuk ka nevojë të japin deklarime secili anëtar i ekipit veçmas.

Gjykata, gjithashtu hodhi poshtë edhe propozimin e të akuzuarit Ismet Guri, i cili kërkoi që të dëgjohen dëshmitarët Qani Toçi dhe Veton Kiki, por edhe ky propozim u hodh poshtë pasi Gjykata u deklarua se dëshmitarët në fjalë janë dëgjuar disa herë.

Përfaqësuesja e organit të akuzës, Gabriella Goxhovska nuk pati propozime me këtë mbaroi procedura e provave. Gjykimi vazhdon me fjalët përfundimtare të palëve.

Lënda “Titanik 3”, para gjykatave të vendit ndodhet prej vitit 2018-të. Gjatë gjykimit të parë, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg, por Gjykata e Apelit në Shkup këtë e shfuqizoi dhe e riktheu lëndën nga e para.

Penalja sërish i dënoi të akuzuarit me të njëjtën lartësi të dënimit, ndërkaq të akuzuarit sërish u ankuan në Apel, i cili tani duhet të vendos sërish. Gjykimin e lëndës kundër Gurit dhe Alimit e kanë ndjekur akuzat për ndërhyrje në gjyqësor me qëllim të zvarritjes së procesit./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste