Bota

Tre sektorët me mungesë më të madhe fuqie punëtore në Gjermani

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 16, 2024, 09:08

Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë vitet e ardhshme. Sipas një studimi të ri kjo mungesë do të ndjehet në sektorin e tregtisë, të kopshte të fëmijëve dhe tek puna sociale.

Sipas një studimi të fundit të Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, IW, mungesa e fuqisë punëtore që në vitin 2027 do të jetë shumë e ndjeshme në sidomos në sektorin e shitjeve në të gjithë Gjermaninë. 37.000 vende pune do të mbeten të pazëna, sepse nuk do të ketë mjaftueshëm fuqi punëtore të kualifikuar, thuhet.

“Kush dëshiron në të ardhmen që në blerje të këshillohet nga një shitëse e specializuar duhet të presë më gjatë”, theksohet në studim.

Po kaq i madh është boshllëku i fuqisë punëtore edhe tek kujdesi i fëmijëve- Megjithëse numri i edukatoreve dhe edukatorëve të kopshtit nga viti 2022-deri në vitin 2027 do të rritet me 26% në 800.000 të punësuar, nevoja reale nuk plotësohet dot pasi kërkesat do të rriten më shumë. Pasoja: Në vitin 2027 do të ketë 27.600 vende të pazëna. Tek nevojat për punonjës socialë e pedagogjikë boshllëku për fuqi punëtore në vitet e ardhshme do të mbushet disi, por sërish me 22.200 vende të pazëna, mungesa e punonjësve sociale do të jetë e treta në renditjen e nevojave për fuqi punëtore deri në vitin 2027. Pas tyre renditen menjëherë infermierët e punonjësit shëndetësorë me 20.300 forca të munguara dhe informaticienët me 19.000 vende të pazëna.

Falë imigrimit në rritje kjo mungesë mund të zbutet disi, pasi nëse ky trend vazhdon atëherë mund të vijnë si fuqi punëtore rreth 285.000 vetë në vit në Gjermani. “Që sot kompanitë e dinë se sa të rëndësishëm janë punoënjësit nga jashtë”, thotë eksperti i IW dhe autori i studimit, Alesander Burstedde- “Studimi ynë tregon, se një integrim i mirë në treg mbart shanse të mëdha”, citon DPA ekspertin e ekonomisë.

Studimi tregon, se ka shumë rëndësi forcimi i imigracionit të kualifikuar dhe njohja më e shpejtë e certifikatave të kualifikimit nga jashtë. Për studimin u përgatit një model, që ka marrë për bazë në mënyrë empirike trendet e viteve 2016 deri në vitin 2022 dhe i ka zhvilluar ato më tej.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste