Trendy

Trump i ashpër ndaj Iranit: Nuk do të ekzistojë më nëse vazhdon kështu

Para 1 orë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore ndaj Iranit, pas incidentit të fundit në Ngushticën e Hormuzit, ku Irani akuzohet se ka goditur me dron një anije me flamur panamez.

Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) njoftoi se ka goditur disa objektiva brenda territorit iranian, duke e cilësuar operacionin si përgjigje ndaj, siç u tha, sulmeve të përsëritura ndaj anijeve tregtare në rajon.

Pas përshkallëzimit të situatës, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për prishje të marrëveshjes së armëpushimit, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Në këtë klimë të tensionuar ka reaguar edhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cili ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump deklaroi se avionët amerikanë kanë goditur depo raketash dhe sisteme radarësh detarë në Iran, si përgjigje ndaj shkeljes së armëpushimit nga ana e Teheranit.

“Aeroplanët amerikanë sapo goditën depozitat iraniane me raketa dhe dronë, si dhe bazat e radarëve detarë për faktin se vendi shkeli edhe njëherë armëpushimin”, shkroi ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi se durimi i SHBA-ve po shkon drejt fundit, duke lënë të kuptohet se përshkallëzimi mund të vazhdojë më tej.

“Mund të vijë një moment kur nuk do të jemi më në gjendje të përdorim arsyen dhe do të na duhet të çojmë në fund veprën që nisëm me shumë sukses. Dhe nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit do të rreshtë së ekzistuari”, paralajmëroi Trump.

Trending