50-vjeçarja Amela Drini, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.
Sipas mediave të huaja, Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’ia dilte dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.
Mësohet se shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë-pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.
50-vjeçarja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë, shkruan A2 CNN.
Lexo edheTragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksidentAdministrata lokale e zonës ku ajo jetonte i ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes së Amela Drinit.
“Në këtë moment pikëllimi të madh, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin atë, duke ndarë barrën e kësaj humbjeje të dhimbshme”, thuhet në njoftim, raporton A2 CNN./Indeksonline/
Më shumë për këtë
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushëSport · 6 ditë më parë
Tragjedi në Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, por goditet për vdekje nga një makinëLajme · 1 javë më parë
U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidëShqiperi · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












