Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi momentin historik të paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa deputetët u ftuan të ndjekin pamjet e asaj dite historike.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës është prezantuar videoja e daljes së parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Para shfaqjes së videos, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu rikujtoi ngjarjet e nëntorit të vitit 1997, të cilat i paraprinë paraqitjes publike të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e tyre në historinë e vendit.
Haxhiu tha se këto ditë kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke ndërlidhur edhe Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rrënjët e saj historike në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lexo edhePas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!Ajo rikujtoi ngjarjet e 25 dhe 26 nëntorit 1997 në Vojnik të Skenderajt, ku, sipas saj, forcat serbe ndërmorën aksione kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe më pas u rikthyen me mjete të rënda në përpjekje për t’u hakmarrë ndaj Drenicës.
“Jemi në ditët e rëndësishme, në ditët e nëntorit. Më 25 nëntor të vitit 1997 njësitet e policisë serbe hyn me automjete të blinduara në Vajnik të Skenderajt për ta rrethuar dhe arrestuar Sabejdin Rexhën (Sandokanin). Ndërsa të nesërmen më 26 nëntor forcat serbe u kthyen me mjete të rënda për tu hakmarrë dhe për ta ndëshkuar Drenicën. Në në Rezallë i priste UÇK-ja me komandantin Adem Jasharin, Abedin Rexhën, etj. Forcat serbe hapën zjarr mbi shkollën e Llaushës dhe vranë mësuesin Halit Geci. Për ne 28 Nëntori i vitit 1997 është nëntori i tretë. Pas Krujës më 1443 dhe Vlorës 1912 ajo u shkrua dhe në Llaushë ku mijëra njerëz u mblodhën për ta përcjell mësuesin e tyre. Aty para tyre dolën Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj me uniformën e UÇK-së. Ishte hera e parë që UÇK-ja e cila deri atëherë vepronte në ilegalitet, doli hapur para qytetarëve. Nga varrimi i një mësuesi lindi besimi se liria mund të fitohej”, tha Haxhiu përcjell Telegrafi.
Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe ata të kthehen sa më parë në Kosovë.
Në përfundim, në kujtim të këtyre ngjarjeve të nëntorit, Albulena Haxhiu ftoi deputetët dhe të pranishmit që së bashku të ndjekin videon e shkurtër me pamje nga dalja e parë publike e UÇK-së në Llaushë. /Telegrafi/
Më shumë për këtë
22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMaqedoni · 4 ditë më parë
Trump shfaqet i lodhur gjatë fjalimit të Xi Jinping në samitin e APEC-ut, momenti kur presidenti shfaqet me sy mbyllurLajme · 1 javë më parë
Policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit ndjekin nga pas efektivët (Video)Shqiperi · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












