Policia ka blinduar Kryesinë e Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë ndjekur nga pas efektivët dhe kanë nisur të brohorasin pranë godinës. Situata në zonë është tensionuar teksa forcat e rendit kanë ngritur një kordon sigurie përreth institucionit.
Protesta e studentëve dhe qytetarëve ka hyrë në ditën e 168-të, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi i sotëm vijon prej disa orësh. Më herët, të rinjtë marshuan në disa rrugë të Tiranës me thirrje për largimin e Ramës.
Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku policia kishte shtuar praninë e efektivëve.
Lexo edheTensionohet protesta para Kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












