Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.

Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës.

Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Lexo edheElisa Spiropali shfaqet në stilin e Che Guevarës dhe ironizon: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Pas këtyre vendimeve, Spiropali mbetet vetëm anëtare e thjeshtë e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të Klosit.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme