Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shqipëri: Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve

Shqipëri: Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve
Screenshot

Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve, shkruan TCH.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Lexo edheTensionohet protesta para Kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve

Gjatë tubimit studentët kanë përcjellë mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Më shumë për këtë

U plagos në sy gjatë protestës në Tiranë, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin e dytë në Itali: Shpresoj të rikthej dritën!Shqiperi · 3 ditë më parë165 ditë protestë/ Të rinjtë marshojnë me flamuj kombëtarë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë komunizmi, ju erdhi fundi!Shqiperi · 3 ditë më parëTensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor ujë me presion ndaj protestuesveShqiperi · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme