Maqedoni

VLEN: BDI dhe pushteti i saj shënon edhe një skandal të madh gjatë ikjes në opozitë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 13, 2024, 02:06

Universiteti i Ramiz Merkos, i cili është në Listën e Zezë amerikane, fitoi edhe një bakshish nga ministri po ashtu i Ramizit, Jeton Shaqiri, Akreditim për Fakultet të Mjekësisë!

Ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme.

Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim, Ministri Jeton Shaqiri duhet të japë llogari para opinionit dhe të tregojë të gjitha arsyet pse e ka akredituar Universitetin e Merkos me Fakultetin e Mjekësisë, të dëshmojë nëse ky Universitet ka kabinete adekuate për tu studiuar lëndët e mjekësisë, por edhe kuadrin e nevojshëm akademik.

Megjithatë, veprimi i këtillë i BDI-së së Ali Ahmetit dhe Ramiz Merkos, dëshmon faktin se të gjelbërit që u shndërruan në Front, janë arsyeja kryesore pse truri shqiptar braktis vendin dhe punon në Europë e gjetiu, pse në shtetin tonë intelektualët dhe profesionistët e vërtetë ikin jashtë vendit dhe shqiptarët janë përfaqësuar nga injoranca e cila po i varfëron dhe po i dëbon nga vendlindja.

Por biznesit të BDI-së dhe Ramizit, i cili ka funksionuar në stilin: merr “knishkën” e BDi-së, bli diplomë te Ramizi dhe vendin e punës e ke të sigurt, po i vjen fundi, sepse Qeveria e re do të hetojë të gjitha rastet e manipulimeve me shitjen e diplomave dhe funksionimet e Universiteteve siç është universiteti “Merko”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste